Mjeshtri i madh i lojës së futbollit, Lionel Mesi, në karrierën e tij të deritanishme, me bluzën e Barcelonës dhe të përfaqësueses argjentinase ka thyer rreth 100 rekorde të ndryshëm, ndërsa, sezonin e ardhshëm, pritet që ai të thyejë edhe disa rekorde të tjerë.
Mesi është golashënuesi më i miri në historinë e Barcelonës (538 gola), por interesant është fakti se për nga numri i golave të shënuar në Kupën e Mbretit të Spanjës, Mesi, gjatë pjesëmarrjes së deritanishme në këtë Kupë, ka shënuar 44 gola, ndërsa rekordmen është Zhesep Samitier që, gjatë viteve 1919-1932 ka shënuar 65 gola! Mesi nuk është as rekordmen sipas numrit të ndeshjeve të luajtura me Barcelonën dhe me 538 ndeshje të luajtura, ai zë vendin e 4-t, mbas Karlos Pujolit (593), Andres Iniestës (630) dhe Cavit (767).
Mesi është golashënuesi më i mirë i dytë në Ligën e Kampioneve me 94 gola, 11 më pak sesa Kristiano Ronaldo. Ky i fundit është para Mesit edhe sa u përket tregolëshave të shënuar në një ndeshje në La Ligën spanjolle. Ronaldo, deri tani, ka shënuar tregolësha në 32 ndeshje, ndërsa Mesi – në 26. Sidoqoftë, Mesi ëshë golashënuesi më i mirë në historinë e ndeshjeve mes Barcelonës dhe Realit (El Klasiko) me 16 gola, por, megjithatë, me shumë pjesëmarrje (43) në ndeshjet derbi mes dy ekipeve ka lojtari i Realit, Manuel Sançiz, ndërsa Mesi – 34. Edhe me bluzën e përfaqësueses argjentinase, Mesi ndodhet në gjuetinë e rekordeve. Ai me 118 ndeshje të zhvilluara, ndodhet në vendin e 3-të kësaj liste, mbas Havier Maskeranos (136) dhe Havier Zanetit (143). Megjithëse Mesi është golashënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës me 58 gola, Gabriel Batistuta ka shënuar më shumë gola, 10, me përfaqësuesen argjentinase në Mundiale, ndërsa Mesi vetëm pesë! Gjatë karrierës së tij, Mesi ka thyer gjithsej 97 rekorde.
Sfidanti.al