Arsenali pa Sançezin dhe Mustafin niset për në turne në Australi dhe Kinë

Arsenali i Londës u nis për një turne dyjavor në Australi dhe Kinë, ndërsa, në këtë “ekspeditë”, mungojnë kiliani Aleksis Sançez dhe pjesëtari i përfaqësueses gjermane, Shkodran Mustafi, që kanë marrë leje për të pushuar nga kryesia e klubit, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Konfederatave që u zhvillua, së fundmi, në Rusi. “Topçinjtë”, gjatë këtij turneu, do të shkojnë në Sidnei, Shangai dhe Pekin, ku do të luajnë katër ndeshje miqësore. Ekipi i Arsen Vnegerit, me përforcimin e tij të ri, Lakazet, më 13 korrik, do të luajë kundër Sidneit, dy ditë më vonë, kundër Sidnei Uonderers, ndërsa, më 19 korrik, me Bajernin e Mynihut dhe, më 22 korrik, me Celsin.

Sfidanti.al