Vieri me një parashikim për sezonin e ri të Serisë A

Aktiviteti i madh i Milanit në pazarin e transferimeve ka hapur shumë tema bisedash në Itali rreth asaj, nëse, më në fund, në Serinë A italiane do të ketë një sezon të ardhshëm interesant, pasi gjashtë sezonet e fundit, në Itali, me të vërtetë, kanë qenë të njëanshëm dhe, mund të thuhet, edhe të mërzitshëm, pasi Juventusi ka fituar me lehtësi gjashtë kampionate, radhazi, në kalçoligën italiane. Një numër specialistësh italianë të futbollit është i mendimit se, mbas një kohe të gjatë, ka shumë mundësi që Milani të përfshihet fort në garën për titullin e kampionit të vendit dhe ta sfidojë Juventusin, por me një mendim të tillë nuk pajtohet Kristian Vieri që konsideron se Juvja ende nuk ka ndonjë konkurrent serioz në Itali.

‘Si po qëndrojnë punët në Serinë A? Asgjë nuk do të ndryshojë, Juvja përsëri do ta fitojë titullin, kurse të tjerët do të luftojnë që t’i afrohen sado pak ekipit torinez. E di se në ndodhemi ende në fazën e hershme të transferimeve dhe se ka kohë për transferime të rëndësishme, por, sipas meje, asnjë ekip nuk mund ta arrijë kualitetin e Juventusit. Që Milani dhe Interi të mund ta konkurrojnë seriozisht Juven, ata duhet të sjellin në radhët e veta futbollistë të klasit botëror, por, pavarësisht se këta dy klube kanë para, ata nuk kanë aq sa të sjellin yje të vërtetë botërorë”, thotë ish-përfaqësuesi italian Kristian Vieri.

Sfidanti.al