Romelu Lukaku, sa ‘zhurmues’, organizoi një superfestë, por gjobitet

Manchester United sapo e zyrtarizoi blerjen e tij, por Lukaku përfundoi në telashe. Sulmuesi i përfaqësueses belge për të cilin Djajtë e Kuq paguan 75 miliionë Paund, u akuzua për  prishje të qetësisë publike gjatë një feste gjigande në vilën e tij në Los Angeles. Ai që publikoi lajmin për këtë ngjarje që ka ndodhur në 2 korrik ishte portali tmz.com. Pas 6 vizitave në tentativë për të ulur volumin e muzikës, policia plotësoi një procesverbal në drejtim të Lukakut; nuk u transferua në komisariat, por vetëm sa u ndëshkua me një gjobë të majme.

Sfidanti.al