Kjo javë filloi për Mançester Junajtidin me një transferim të papritur të sulmuesit të ri dhe të talentuar, Largi Ramazani. Fjala është për belgun 16-vjeçar me ngjyrë që nënshkroi me Junajtidin një kontratë katërvjeçare. Ramazani është lindur në Burundi, ndërkohë që shkollën e të rinjve e kaloi tek Anderlehti, para se të bashkohej me Carltonin, ku e vazhdoi karrierën e tij.
Kështu që, ndërsa tifozët e “djajve të kuq” po presin me padurim që të vijë Alvaro Morata nga Reali i Madridit dhe disa yje të tjerë, megjithatë, në “Old Traford” i pari mbërriti Ramazani 16-vjeçar që, fillilimisht, i është bashkuar shkollës së të rinjve, ndërkohë që pret që, në të ardhmen, të luajë me ekipin e parë të Junajtidit.
Sfidanti.al