Konte i dëshpëruar: Ma sillni me çdo kusht, madje edhe për 100 milionë sterlina!

Mediumet anglezë shkruajnë se Antonio Konte do, deri në dëshpërim, që të kthejë në “Stemford Brixh” futbollistin Romelu Lukaku, madje, duke sugjeruar me ngulm që për të të paguhet edhe shuma 100 milionë sterlina. Për trajnerin italian, Lukaku është një përforcim ideal, por, megjithatë, Celsi nuk po arrin dot që të merret vesh me Evertonin, ku luan Lukaku. “Karamelet” kërkojnë 100 milionë sterlina për sulmuesin truplidhur, por “blutë”, sidoqoftë, duan që ta ulin çmimin deri në 80 milionë sterlina.

Por, megjithatë, një taktikë e tillë, deri tani, nuk ka funksionuar, kështu që Konten e ka përfshirë dëshpërimi dhe ai këmbëngul që të paguhet çfarëdo lloj shume që kërkon Evertoni. “Telegrafi” shkruan se Antonio Konte ka marrë “dritën e gjelbër” për marrëveshjen përkatëse rekord prej 100 milionë sterlinash. Sidoqoftë, një pengesë përbën edhe sulmuesi i deritanishëm i Celsit, Diego Kosta, që ende nuk është shitur, pasi ai nuk bën pjesë në planet e ardhshme të Konstes.

Sfidanti.al