Nicola Rizzoli i jep fund karrierës së tij 15 vjecare si arbitër përtë marrë një detyrë të re; atë të shefit të Arbitrave të Serisë A italiane ku do të zëvendësojë Domenico Messinën. Kjo do të thotë se Rizzoli nuk do të gjykojë më as ndeshje ndërkombëtare, detyrë që e ka nisur në vitin 2007 dhe ku spikat gjykimi i finales së Ligës së Kampioneve të 2013 dhe Botërorit të vitit 2014. Në muajt e kaluar, Rizzoli kishte bërë të ditur se nuk do të përfaqësonte Italinë në Botërorin 2018 që do të zhvillohet në Rusi. Rizzoli nisi të gjykojë ndeshje të Serisë A në vitin 2002 dhe në 2007 u bë arbitër ndërkombëtar. Tani erdhi vendimi për të ndryshuar rol, por pa u larguar nga fusha e arbitrimit.
sfidanti.al