Tifozja e flaktë e Mourinhos; shpenzoi 800 Paund për 20 tatuazhe me fytyrën e portugezit.

Quhet Vic Bodycote dhe është një tifoze e flaktë e trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho. Kjo vërtetohet nga fakti që 59 vjeçarja ka vizatuar në trupin e saj 20 tatuazhe me fytyrën e teknikut nga Setubali. Por jo vetëm kaq, Vic ka paguar 800 Paund për të bërë këto tatuazhe dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është se pagesa për to u mundësua nga vetë bashkëshorti i 59 vjecares që dëshironte ta shihte atë  të lumtur. ‘Tatuzhet e përmasave më të vogla kushtojnë 60 Paund, ndërkohë që të tjerë më kanë kushtuar 250 Paund-tregon Vic për tabloidin ‘Mirror’.

sfidanti.al