Mexhik Xhonson sheh vetveten tek talenti i ri i Lejkërsave, Lonzo Boll

Në vitet 80-të Los Anxhelos Lejkërs ishin skuadra e spektaklit në NBA. Ndeshjet e tyre quheshin Koha e Shfaqjes (Shoëtime), diçka vërtet e madhe në një kampionat ku luanin edhe Boston Sëlltiksat e treshes Lerri Bërd, Robert Parish e Kevin Mekhejl apo Detroit Pistonsët për të ardhur tek Çikago Bulls e Majkëll Xhordanit. Sot, “Shoëtime” mund të kthehet përsëri pasi njëri nga yjet e atëhershëm thotë se ka zbuluar yllin e së ardhmes. Mexhik Xhonson, sot menaxher i Lejkërsave, e ka cilësuar talentin e ri, Lonso Boll si “Mexhik Xhonsonin e ri”.

Boll është një kalifornian, i lindur në Anaheim, dhe që luajti në Kolegj me skuadrën e qytetit të Lejkërsave, Los Anxhelos. Ai ishte pjesë e skuadrës së famshme universitare, UCLA (Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos), ku shkëlqeu ndonëse nuk fitoi dot titullin. Basketbollisti 19-vjeçar është rreth 2 metra shtatlartë dhe 86 kg i rëndë, pra mjaft elegant dhe i duhuri për rolin e Mexhik Xhonsonit. “Unë do të jem vetja ime, – tha ai, pasi u përzgjodh nga Lejkërsat, – nuk do të ketë një Mexhik Xhonson tjetër”.

Ervin “Mexhik” Xhonson ishte pjesë e Lejkërsave në vitet 1979-1991, ku së bashku me Karim Abdyl Xhabarin apo lojtarë të tjerë si Majkëll Kuper apo Xhejms Uorthi, fituan disa tituj duke qenë një nga skuadrat më të mira në historinë  NBA-së.

Sfidanti.al