Florentino Perez dhe Zinedin Zidan nuk kanë qendruar duarkryq, përkundrazi, kanë bërë lëvizjet e tyre të shpejta. Edhe pse me pushime apo në detyra biznesi, ata kanë bërë një “sulm të kryqëzuar” për Kilian Mbapenë, dhe lajmet për një akord të mundshëm mes palëve nuk janë fantazi. Mediat spanjolle informojnë se Perez dhe Zidan duhet të kenë pasur bisedime të fshehta me sulmuesin e Monakos, bisedime ku me siguri ka marrë pjesë agjenti i tij. Futbollisti është me pushime dhe mendohet se e ka lënë fatin në duart e prokuratorit, por padyshim duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me të.
Monako ka refuzuar Liverpulin dhe pret ofertën e Realit, që mund të thyejë rekordin botëror, ndërsa në Madrid po bëjnë planet sesi duhet rregulluar skuadra. Më i rrezikuari nga ardhja thuajse e sigurt e Mbapesë është Garet Bejl, gjithnjë nëse Kristiano Ronaldo nuk largohet. Uellsiani ka pasur probleme fizike, pavarësisht se është përshtatur siç duhet me Ronaldon dhe Benzemanë, por kohët e fundit Zidan ka preferuar Iskon. Nëse Bejl do të largohet, mediat njoftojnë se Zhoze Murinjo është shumë i interesuar ta marrë tek Mançester Junajtidi.
Sfidanti.al