Messi, besnik i përjetshëm i Barcelonës edhe pse nuk e injoron Kinën.

Lionel Messi tregon edhe një herë besnikërinë e tij ndaj barcelonën . Sulmuesi argjentinas në një intervistë për ESPN deklartoi se ëndrra e tij është të mbyllë karrierën te katalanasit, por pa injoruar plotësisht mundësinë për të luajtur në kampionatin kinez. ‘Nuk mund të them se kalimi im në Kinë është i pamundur-tha Messi-në futbollin e sotëm asgjë s’është e pamundur. por të them të drejtën nuk e kam menduar asnjëherë një gjë të tillë. Ajo që kam dashur gjithnjë është të mbyll karrierën time te Barcelona. Mendoj vetëm për këtë klub dhe dua të fitoj sa më shumë tituj me të sezonin e ardhshëm’.

sfidanti.al