NFL, me 125 milionë USD në 5 vjet, Derek Carr bëhet quarterback-u më i paguar

Quhet Derek Carr dhe është quarterback-u më i paguar në historinë e National Football League. 26 vjecari sapo ka rinovuar kontratën e tij me oakland Raiders edhe për 5 vjet të tjerë me 125 milionë Dollarë që do të thotë se paga e tij vjetore është 25 milionë Dollarë. Menjëherë pas tijnë vendin e dytë gjender quartebackun e indianapolis Andrew Luck me 24.6 milionë Dollarë, ndërsa në vendin e tretë është Carson palmer me 24.35 milionë Dollarë në vit. Derek Carr nuk ka mundur asnjëherë të fitojë Super Bowl, por në 2016 ai drejtoi skuadrën e Raiders të kualifikohet në fazën e playoffit, gjë që nuk i ndodhte që nga viti 2002. Këtë sezon ai e mbylli me 28 pasime për Touchdown për një total prej 3937 jardësh.

sfidanti.al