Lewandowski mendon largimin nga Bayern? Chelsea do tentojë blerjen e tij

Robert Lewandwski me qëndrimin e ditëve të fundit ka vënë në gatishmëri të gjithë klubet që dëshriojnë shërbimin e tij dhe mes tyre rezulton të jetë edhe Chelsea. Sulmuesi polak nuk e ka fshehur aspak pakënaqësinë e tij në drejtim të Bayernit të Mynihut e sidomos Carlo Ancelottit, pasi trajneri nuk e grumbulloi në ndeshjen e fundit në Bundesligë që do t’i jepte mundësinë për të vijuar betejën për titullin e golashënuesit më të mirë të kampionatit.

Chelsea padyshim do të kërkojë të përfitojë nga kjo situatë e kijuar dhe do të bëjë tentativën e tij. Blutë e Londrës kërkojnë zëvendësuesin e Diego Costës dhe Lewandowski duket kandidatura më e lehtë për t’u arritur në krahasim me Moratën dhe Lukakun. Spanjolli preferon Manchester United, ndërsa në rastin e Lukakut, Everton nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet me një çmim të lirë.

sfidanti.al