Pyetja e “shekullit” : Daja do t’i flasë Dajës në.. “Derbin e Dajave”

Ka pyetje, për të cilat thonë se nuk kanë nevojë për përgjigje se e kanë  brenda , ka pyetje që bëhesh për peshqir të lagur, por ka  edhe pyetje për të cilat  të vjen për të qeshur.. me atë që e bën. I ka ndodhur trajnerit të Dinamos Ilir Daja, vetëm disa ditë para ndeshjes që pagëzohet “Derbi i Dajave”, kur një gazetar ka gjetur pyetjen qw “vlen” edhe mbi 1 milion për Ilir Dajën :

“ Profesor, si do t’ia bëni, do të luani kundër Elbasanit, pra kundër djalit të tuaj, që është trajner atje!? A do t’i flisni këto ditë?”..

Priste çdo lloj pyetje Daja, por kjo ishte seç na ishte! I habitur, edhe më shumë se ato raste,  kur Dinamo i del nga shinat në fushë, “profja” i përgjigjet : “ Po unë me djalin banoj në një shtëpi. Nëse je profesionist, atëherë këto gjëra nuk janë problem…”

Sfidanti.al