Cristiano Ronaldo largohet? Reali i Madridit mendon për Paulo Dybalën

Lajmi për dëshirën e Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga Reali i Madridit bëri xhiuron e të gjithë botës në harkun e pak miinuatve dhe kjo shtyu drejtuesit e Realit të Madridit të mendojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Së fundmi në listën e të preferuarve të presidentit Perez dhe trajnerit Zinedine Zidane është shfaqur edhe emri i Paulo Dybalës. Reali i Madridit pritet të përfitojë nga shitja e Ronaldos rreth 200 milionë Euro të mjaftueshme për të bërë blerje të rëndësishme. Për momentin  në krye të listës së dëshitrës së ‘Los Blancos’ ëshë Kylian Mbappe, por Reali ka menduar edhe për alternativat nëse nuk arrin te 18 vjeçari dhe bëhet fjalë pikërisht për Dybalën, por edhe sulmuesin e Bayernit, Robert Lewandowski. Në fakt argjentinasi është vënë prej kohësh në qedër të vemendjes së madrilënëve dhe përpara se ai të rinovonte me Juventusin ishte gjithnjë në qendër të zërave të merkatos që e shihnin në kampionatin spanjoll. Pas firmës në kontratën e re me bardhezinjtë, situata u qetësua deri në momentin kur shpërtheu çështja Ronaldo e sidomos pas deklarataës së Dani Alves sipas të cilit do të ishte mirë që Dybala të vazhdojë karrierën larg Torinos.

sfidanti.al