Krizë në raportet Chelsea-Conte?Për median angleze as që bëhet fjalë

Nuk ka tensione dhe as krisje në raportet mes Antonio Contes dhe Chelseat. Pas zërave të fundit që flisnin për  humbjen e durimit nga ana e trajnerit italian kundrejt Abramovich për cështjen e merkatos së transferimeve, në mediat britanike kanë filluar të publikohen lajme që përgënjeshtrojnë gjithçka. Sipas ESPN dhe Sky Sports që citojnë burime të brendshme të klubit londinez, të gjitha zërat që qarkullluan ishin të pabaza pasi Conte në asnjë moment nuk ka shfaqur pakënaqësi kundrejt drejtuesve të skuadrës kampione të Anglisë. Në fakt Conte në këtë moment është me pushime së bahku me familjen e tij dhe në momentin që do të kthehet në Londër do të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës. Ndërkaq, përsa i përket merkatos, Chelsea vazhdon të monitorojë situatën e Lukakut dhe Bakayoko të cilët konsiderohen si përforcimet e duhura për repartin e sulmit dhe mesfushës për skuadrën londineze.

sfidanti.al