A mund të fshihet një ndeshja pas një ..ndeshjeje! Këtë javë, dy ndeshjet kryesore, derbi Tirana-Partizani dhe Vllaznia- Dinamo u luajtën në të njëjtin orar ! Të gjithë e kishin mëndjen tek Derbi, sepse ku ka më shumë popull, ka edhe më shumë ..bujë! Në Shkodër , shyqyr zotit që i kanë bërë shkallët me bojna e me figurina , që duken si njerëz, se po të numëroje të gjallët..nuk të dukej si qyteti ku kish lindur futbolli…
Në derbi shumë tym dhe sharrje për pak futboll, kurse në Shkodër luhej pa bujë, pa inate, pa sharrje, tamam sikur të ishte “derbi i nëndetësve”. Hajde gjeje ku fle lepuri.. Në Tiranë kishin një peng të madh në shkallët e stadiumit “Air Albania” : nuk dinin sa do të dilte ndeshja, ndersa në Shkodër edhe pse e dinin që do të fitonin ndeshjen, ..nuk kishte kush të gëzohej! I kishte lodhur bojkoti gjatë javës, dhe rrogat, per momentin do te konvertoheshin me 3 pikë..
Dhe qanin nëpër studio, pse dy ndeshjet kryesore luhen në të njëjtin orar. Sepse Derbi ishte kopertina plot zhurmë dhe sharrje, kurse Vllaznia e Dinamo luajtën me një qasje loje “tip seksi”, sa do të ishte ideale për ditën e Shën Valentinit…
Sfidanti.al

