Ronaldo ndihet i tradhëtuar, Reali kërkon deri 400 milionë euro për të

Kristiano Ronaldo ndihet jo i mbështetur nga klubi në skandalin e taksave, dhe dëshiron të largohet nga Reali i Madridit. “Bomba” u shpërthye nga mediat europiane, por menjëherë në Spanjë kanë bërë llogaritë. Presidenti Florentino Perez besohet se nuk ka dëshirë që ylli i tij më i madh të ikë, por nëse nuk arrin ta bindë, atëherë do të caktojë çmimin për kartonin e tij. Nuk përjashtohen shifrat stratosferike nga 180 milionë deri në 400 milionë euro, të paktë siç bën me dije gazeta “Marka”.

Arsyeja kryesore që po e detyron Ronaldon që të vendosë këtë gjë, është denoncimi që iu bë nga autoritetet tatimore dhe gjyqit që pritet të nisë, pasi dyshohet se ka shmangur 14.7 milionë euro taksa. Jo vetëm kaq, por Kristiano ndjen se Reali nuk i ka dalë në krah mjaftueshëm. Gazeta portugeze “A Bola” siguron se vendimi i CR7-ës për të ikur nga Reali dhe nga Spanja është i pakthyeshëm dhe se ia ka komunikuar këtë presidentit Perez.

Sfidanti.al