Federeri është akoma “me pushime”:Eliminohet që në fillim!

Rozher Federeri bëri një “come back” (kthim), papritur, shumë të dobët, duke humbur 1-2 me sete ndeshjen e parë, në turneun e Shtutgarit, ndaj veteranit Tomi Has. Në fakt, tenisti zviceran bëri një start të shkëlqyer në fillim të këtij viti, por, gjatë dy muajve të kaluar, ai nuk mori pjesë në asnjë turne dhe shkoi me pushime, ndërkohë që forma aktuale e tij është larg topformës së tij, duke lënë përshtypjen se Federeri është akoma “me pushime”!

Në fillim të ndeshjes me Hasin, Federeri luajti mirë, duke e fituar setin e parë 6-2, por, më pas, asi zviceran e humbi ritmin, ndërsa kundërshtari i tij e mori veten, duke luajtur në mënyrë fantstike dhe duke e fituar setin e dytë me tajbrek 9-7. Edhe në setin e trete veterani gjerman luajti mjaft mirë, duke e fituar atë 6-4.

Sfidanti.al