Drejtori sportiv Monçi: “Roma nuk është supermarket!”

Drejtori sportiv i Romës, Monçi, i ka dërguar një mesazh Liverpulit, duke e paralajmëruar klubin e “Enfildit” se është “Ujkonja” (Roma) ajo që përcakton kushtet e shitjes së futbollistit Mohamed Salah. “Të kuqtë” anglezë duan që të blejnë Salahun dhe thuhet se ata janë gati që të ofrojnë 35 milionë euro për këtë pjesëtar të përfaqësueses së Egjiptit, por Roma e ka refuzuar këtë ofertë dhe kërkon 45 milionë euro. Drejtori sportiv i Romës, Monçi, thotë se klubi nuk ka ndërmend që t’i shesë lojtarët e vet më të mirë për “hiçgjë”, duke vënë në dukje se klubi i “Olimpikos” nuk është supermarket.

“Ne nuk kemi ndërmend që të shesim lojtarët tanë më të mirë për ‘hiçgjë’, sepse ne synojmë që të ngrejmë një ekip sa më të mirë të mundshëm. Është Roma ajo që përcakton çmimet e lojtarëve të saj, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat”, thotë Monçi. Mediumet spekulojnë se Roma mund të shesë edhe Rudigerin, Manolasin dhe Naingolanit, por Monçi, siç duket, do që t’u japë fund këtyre spekulimeve, duke deklaruar se “Roma nuk është supermarket!”.

Sfidanti.al