Pol Pogba, në një takim me historinë në Murin e Madh të Kinës

Nuk do të luajë në Premier Ligën kineze, të paktën jo tani apo në të ardhmen e afërt. Pol Pogba, megjithatë, pëlqen të shkojë në vendin e madh të Lindjes, siç ka bërë këto ditë, në pushimet e pakta që kanë futbollistët profesionistë. Në shtetin e njohur më parë si “Perandoria e Mesit” dhe sot si “Kina Komuniste e Rrugës së saj”, ai pati një takim me historinë.

Pogba vizitoi Murin e Madh Kinez dhe me siguri kuptoi diçka më shumë se çdo të thotë historia dhe madhështia, dhe se çfarë duhet për të lënë një emër në këtë botë. Ai kreu vallëzimin e njohur “Dab”, ndërsa me siguri u informua se fortifikata më e famshme në botë ka një moshë fillestare gati 3 000-vjeçare, dhe se u vazhdua të ndërtohej dhe tëmirëmbahej deri në vitet 600.

Besohet se mesfushori francez i Mançester Junajtidit, mund të tejkalojë shpërqëndrimet që të jep mosha dhe pasuria e tij e jashtëzakonshme, dhe të përqëndrohet në kryesoren, profesionin e tij, për t’u bërë një nga më të mëdhenjtë e futbollit botëror, siç i takon rekordmenit aktual të transferimeve.

Sfidanti.al