Pronari i Vardarit të Shkupit bëhet një nga sponsorët e CSKA të Moskës

Sergej Samsonenko dhe kompania e tij e madhe e basteve, “Bet Siti”, gjatë pesë viteve të ardhshëm, do të jenë sponsorë të klubit gjigant rus, CSKA të Moskës. Ky biznesmen nga Rusia që shtë pronar i FK të Vardarit, RK të Vardarit dhe ZHRK të Vardarit, bëhet kështu edhe sponsor i gjigantit moskovit, CSKA. “CSKA-ja e Moskës është klubi me më shumë trofe me një histori gati 100-vjeçare, ky klub është kampion i shumëfishtë i BRSS-së dhe i Rusisë.

Sponsorizimi ynë nuk është vetëm një marketing taktik, por edhe një investim serioz. Marrëveshja e arritur është strategjike për të gjitha palët. ‘Beti Siti’ ka të njëjta synimet me CSKA-në dhe synon zhvillimin e sportit në Rusi. Jam shumë i kënaqur që na jepet mundësia që të bashkëpunojmë më një klub të një niveli të tillë”, i tha Sergej Samsonenko medias maqedonase.

Sfidanti.al