Ekstrapërforcim për Bajernin e Mynihut, fiksojeni Korentin Tolison

Mbas futbollistit Serzh Ganbri, klubi bavarez zyrtarizoi, këto ditë, edhe përforcimin me një lojtar tjetër të ri. Fjala është për pjesëtarin e shkëlqyer 22-vjeçar të përfaqësueses franceze, Korentin Toliso, që vjen nga radhët e Lionit të Francës dhe që nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me klubin bavarez. Ky mesfushor zhvilloi një sezon fantastik me Lionin, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë shtatë asiste.

“Unë kalova një kohë të jashtëzakonshme te Lioni dhe i jam shumë mirënjohës këtij klubi. Kurse, tani, unë jam shumë i lumtur që do të luajë në përbërje të një prej ekipeve më të mirë në botë. Kjo është një ditë fenomenale për mua”, tha Toliso mbas nënshkrimit të kontratës.

Sfidanti.al