Deri ku shkon pesha e fatit? Qoftë i bardhë apo qoftë i zi. Po kur ikin dritat në një stadium futbolli, siç ndodhi në “Niko Dovana” të Durresit mbreme, në ndeshjen Teuta – Tirana. Madje dy herë. A mund të sjellim “dritë” nga errësira..?! Fjalët e trajnerit Tetova të Teutës pas përmbysjes së ndeshjes me Tiranën janë për studim : “ Çdo gjë na erdhi për shtat pasi fikjes për herë të dytë të dritave në stadium. Aty besoj.. e kuptuan çunat se çfarë do të bënin…”
Imagjinoni sikur të kishin ikur tri herë dritat, Teuta do të shpërthente nga errësira..me gola te tjerë. Një zot e di se si futbollistët e Teutës, e kuptuan qartë se çfarë do të bënin… vetëm pas ikjes së dytë të dritave! Për ujkun, thonë se kërkon mjergull, për Teutën u dashka..errësirë!
Sfidanti.al

