Anis Mehmeti i vendosur për të ardhmen

Anis Mehmeti jo vetëm që ka humbur vendin e titullarit te Ipswich, por në javën e parë të sezonit ishte edhe në tribunë, një situatë që ka bërë që disa klube në Angli të vendosen pas tij. Pavarësisht ofertave nga Wrexham dhe Birmingham City, Mehmeti kërkon të qëndrojë te Ipswich dhe të luftojë për vendin e tij në Premier League, duke besuar se mund të luajë në elitën e futbollit anglez. Ndërkohë, Ipswich do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese për rreth 10 milionë euro. Dy ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Mehmetit, i cili po tregon se dëshiron të vazhdojë aventurën në Premier League dhe të fitojë sërish një vend në formacion. Kujtojmë se Mehmeti iu bashkua Ipswich këtë vit, me klubin që arriti objektivin për ngjitjen në elitën e futbollit anglez.