Usain Bolt zhvillon garën e fundit të 100 m në Xhamajka

Në garën e fundit të karrierës së vet para simpatizantëve të vet në Kingston të Xhamajkës, Usain Bolt i përshkoi 100 metrat me kohën modeste për të, 10,03 sekonda, por, sidoqoftë, ai e fitoi këtë garë. Kampioni i shumëfishtë olimpik e rekordmeni i botës në 100 m dhe 200 m që, në gusht të këtij viti, në Londër, do t’i japë fund karrierës së tij aktive, kështu, zhvilloi garën e fundit në atdheun e tij para 30 000 shikuesve.

Garën e tij të fundit para publikut xhamajkan kishte ardhur për ta parë edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF), Sebastian Kou. Mbas garës, Bolti deklaroi se pista, ku ai vrapoi, ishte në rregull, por se ai, rrallë herë, kishte qenë aq nervoz.

Sfidanti.al