Roberto Karlos reagon ashpër ndaj akuzave për doping

Gjatë ditëve të fundit, ka ngjallur reagime të mëdha një dokumentar ekskluziv i televizionit gjerman ARD se ish-futbollisti brazilian Roberto Karlos është midis atyre futbollistëve që janë përfshirë, por që janë mbuluar, në një skandal të madh dopingu në Brazil. Kështu që mbrojtësi i famshëm i Realit të Madridit dhe të përfaqësueses braziliane, ashtu sikurse edhe pritej, reagoi ne mënyrë eksprese, duke u vënë në mbrojtje të imazhit të tij. Ky mbrojtës brazilian i papërsëritshëm ka pasur një karrierë të shkëlqyer që ka mbetur e skalitur në memorien e shumë tifozëve të futbollit.

Në reagimin e tij të ashpër, Roberto Karlosi bëri të ditur se ai do ta hedhë në gjyq ARD-në gjermane. “Unë, në mënyrën më të ashpër, distancohem nga akuzat e pabaza të ARD-së. Unë, asnjëherë, në jetën time, nuk kam përdorur ndonjë truk ose çfarëdo qoftë mjet tjetër që unë, në një mënyrë artificiale, të sigurojë avantazhe ndaj kolegëve të mi. Në dokumentin e tv gjerman përmendet emri i një mjeku, të cilin unë, kurrë në jetën time, nuk e kam dëgjuar. Avokatët e mi po punojnë për këtë rast dhe, së shpejti, ne do të ngrejmë padinë përkatëse në gjyq”, thuhet në njoftimin e Karlosit.

Sfidanti.al