Kapelo paska gënjyer për moshën, në Kinë “rinohet” me para

Trajneri i njohur italian, Fabio Kapelo, deri kohët e fundit, thoshte se ai është i vjetër që të marrë drejtimin e ndonjë ekipi, por, sikurse duket, oferta shumëmilionshe nga Kina e largët ia ka prishur mendjen dhe, tani, ai, sikurse bëhet e ditur, do të ulet në stolin e drejtimit të klubit kinez, Jidong Saning, me të cilin ai ka nënshkruar edhe kontratën përkatësë me kohëzgjatje një vit e gjysmë, në bazë të së cilës ky trajner italian do të marrë jo pak, por 10 milionë euro.

“Sot, ne nënshkruam kontratë me z. Fabio Kapelo. Ai do të jetë trajner i ekipit tonë gjatë 19 muajve të fundit”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit kinez të lartpërmendur.

Sfidanti.al