Sms-ja që Konte i dërgoi Diego Kostës do t’i kushtojë miliona euro Celsit!

Mesazh sms, me të cilin trajneri i “bluve” të Londrës, Antonio Konte, e informoi sulmuesin Diego Kosta se ky i fundit nuk ka të ardhme në “Stemford Brizh”, do t’i kushtojë shtrenjtë klubit kampion të Anglisë. Sikurse dihet, mbas kësaj sms-je, futbollisti brazilian me pashaportë spanjolle ndodhet në rrugën e daljes së Celsit. “Përshëndetje, Diego, uroj që të jesh mirë. Të falënderoj për sezonin që kaluam së bashku. Të uroj shumë fat sezonin tjetër, por, ti, nuk je më pjesë e planeve të mia”, thuhej në sms-në e Kontes. Sipas informacioneve më të fundit, kjo sms e shkurtër, megjithatë, do t’i kushtojë miliona euro klubit londinez, sepse klubi i Celsit nuk do të ketë ndonjë pozitë të fortë në bisedimet, duke pasur parasysh se të gjithë, tani, e dinë se Diego Kosta nuk ka të ardhme në “Stemford Brixh”.

Janarin e kaluar, klubi kinez Tianxhin Kuanxhian ofroi 85-90 milionë euro për Kostën, por Celsi e hodhi poshtë këtë ofertë. Verën e kaluar, “blutë” kishin edhe një ofertë prej 60 milionë eurosh nga Atletiko e Madridit, por, tani, ky ekip madridas, sipas medias spanjolle, mund ta blejë Kostën edhe për 30 milionë euro, por problemi është se Atletiko është e ndaluar që të blejë lojtarë të rinj gjatë sezonit veror të transferimeve, kështu që Diego Kosta nuk do të mund të luajë deri në janarin e ardhshëm. Siqo që të jetë, trajneri i përfaqësueses spanjolle, Hule Lopetegi, ka thënë se dyert e saj janë të hapura për Kostën.

Sfidanti.al