Autogoli i Infantino-s…

“Game over Gianni”. Me këtë titull në një shkrim kritik i drejtohet “Daily Mail” presidentit të FIFA-s që këtë herë duket se e ka hedhur hapin më të madh se mundësitë që ka.

Pasi mori shuplakat e njëpasnjëshme nga UEFA, Concacaf dhe AFC kundër planit për të shitur futbollin, sot mbreti zviceran që e ka bërë të duket një “ëngjëll” edhe Blatter-in, duhet të luajë në mbrojtje. Vitin e ardhshëm në Marok votohet për mandatin e ri të presidentit të FIFA-s dhe Infantino si një alligator që tashmë ka dalë në sipërfaqe, kërkon ta pushtojë gjithë fushën e futbollit.

Nuk do ta ketë aspak të lehtë sepse këtë herë ka pësuar një autogol, ironi e fatit po të mendosh që vetëm pak muaj më parë dukej njeriu më i fortë i lojës. “Shefat e futbollit” i treguan vendin, loja e vërtetë luhet në kontinentin e vjetër dhe ky do të jetë realiteti i vetëm për dekadat e ardhshme.

Brenda pak muajve vetë lideri europian që kërkoi t’ua shiste futbollin amerikanëve, rrëzoi kalanë FIFA dhe e nxorri atë vetë lakuriq në sytë e botës që gjithsesi e pa se si zhvishej dalëngadalë në Kupën e Botës me vendimet kontroverse të “hydration break”, pushimit të gjatë në finale, kartonin e Balogun, biletat e shtrenjta, etj etj.

136 fedarata kundër nga 211 në total janë të mjaftueshme për ta bërë ish-djalin e ndrojtur por ambicioz dhe të lidhur me paranë, ta rimendojë pozicionin në FIFA. “Game over Gianni”.

Pirro Bardhyli