E ardhmja e Marcus Rashford mund të marrë një kthesë të papritur gjatë merkatos së verës. Sulmuesi i Manchester United ka hyrë në radarët e Tottenham Hotspur, që po kërkon të përforcojë repartin ofensiv. Sipas raportimeve të talkSPORT, drejtuesit e Spurs e kanë shtuar reprezentuesin anglez në listën e objektivave, pasi dështuan të siguronin transferimin e Crysencio Summerville.
Rashford pritet të largohet nga “Old Trafford” pas një sezoni të vështirë dhe marrëdhënieve jo ideale me klubin, duke e bërë largimin e tij një skenar gjithnjë e më të mundshëm. Tottenham shihet tashmë si një nga destinacionet më serioze për 28-vjeçarin, megjithëse deri në këtë moment nuk është paraqitur ende një ofertë zyrtare. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit anglez, ndërsa merkatoja verore vazhdon të rezervojë surpriza dhe emri i Rashford mbetet ndër më të përfolurit në futbollin europian.

