Mbappe dhe Lionel Messi kryesojnë listën e golashënuesve më të mirë të këtij Botërori dhe njëkohësisht kanë kaluar edhe Miroslav Klosen në klasifikimin e përgjithshëm.
“Unë gjithmonë them se jam i vetëdijshëm për atë që po luaj, i vetëdijshëm se ku jam dhe çfarë duhet të bëj. Por nuk jam vetëm unë, mendoj se ekipi është krejtësisht i vetëdijshëm për atë që duhet të bëjmë këtu. Ne patëm një fillim pak të ndrojtur, mendoj se mund ta kishim filluar ndeshjen më mirë, por pastaj u futëm shpejt, kishim shanse që mund t’i kishim paraqitur, por kjo është pjesë e futbollit. Arritëm të shënonim dhe kontrolluam lojën”, komentoi kapiteni i “Les Bleus” dhe golashënuesi i dyfishtë kundër Suedisë.