Stefano Pioli – zhgënjeu tek Inter, presin magji tek Fiorentina

Stefano Pioli, gjatë dy viteve të ardhshëm, do të jëtë trajner i Fiorentinës. Piolo 51-vjeçar u lirua nga detyra e trajnerit të Interit, tre raunde para përfundimit të Serisë A, pasi “neroazurët” nuk arritën që të sigurojnë kualifikim për në Evropë. Ky trajner italian, te Fiorentina do të zëvendësojë portugezin Paolo Sousa që, gjithashtu, nuk arriti që t’i sigurojë ekipit “vjollcë” të “Artemio Frankit” kualifikimin për në Ligën e Evropës.

“Klubi vendosi që të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Piolin, me opsionin që, nëse rezultatet e punë së tij do të jenë pozitive, ai ta vazhdojë kontratën edhe një vit tjetër”, thuhet në kumtesën e publikuar nga klubi në fjalë. Pioli, në fakt, një pjesë të karrierës së tij e ka kaluar te Fiorentina, ku, gjatë viteve 1989-1995, ka zhvilluar 156 ndeshje. Në karrierën e tij, si trajner, suksesin më të madh ai e ka arritur me Lacion, me të cilën, më 2014, zuri vendin e tretë në Serinë A.

Sfidanti.al