Çfarë tersi kjo Egnatia, prishi “ëndërrën” e  presidentit!

Në ditën që shpallet skuadra kampione, sapo fjalën e marrin shefat edhe hipokrizia ngjitet në nivel kampion. Egnatia u shpall kampione, por presidenti Duka tregoi përrallën pikante  që meriton medalje:  “Realisht do të më pëlqente ta fitonte kampionatin Vllaznia ose Elbasani, por ky është futbolli..” Ndryshim i madh paska ndodhur : edhe vetë Duka nuk e gjeka dot skedinën fituese,  pasi ai donte me zemër Elbasanin apo Vllazninë, dhe na del “papandehur”  Egnatia për herë të tretë kampion. Ishalla e zë gjumi natën presidentin, sepse kanë filluar  të mos i dalin ëndërrat…

Më shumë se 30 vite më parë, kur e pyesnin kryeministrin Berisha se më ekip ishte tifoz, të befasonte  kur thoshte se ishte me Besën e Kavajës. Kryeministri i sotëm,Rama,  në një rast, ka thënë se është me “më të mirin”. Po hajde gjeje se cili është më i miri . Loja është bërë kaq  djallëzore sa edhe vetë të zotit “nuk po i bindet”. Siç ndodhi , madheria i futbollit  donte Vllazninë apo Elbasanin , por ..një zot  e di se nga erdhi prapë kjo Egnatia…

Sfidanti.al