Nëse futbolli do kishte një orë që punon sipas logjikës se lojës , kjo ora e futbollit tonë punon në drejtim të kundër të akrepave. Dhe kjo prapësi është kaq e organizuar , sa edhe kur mbërrijmë tek ditët e finales, në atë që quhet Final- Four, të duket sikur vazhdon skema tollovitese e javë të fundit të kampionatit.
Edhe në garën për titull, në dy ndeshjet e para, ekipet e “vogla”, Dinamo dhe Egantia, u bënë sa hap e mbyll sytë ekipe të mëdha, ndërsa Vllaznia dhe Elbasani u tretën dhe u bënë ekipe të vogla! A mund të quhet koiçidencë ? Apo do të dorëzohemi tek diagnoza “futboll i çmendur”, për të pritur mrekullira të tjera në ndeshjet që do të harbojnë.. serialin për titull.
Nuk është fundi i botës që Vllaznia të pesoi 2 gola nga Dinamo dhe Elbasani të shpohet 4 herë nga Egantia, ajo që të kolovit dyshimin është se si mund të dorëzohet aq lehtë një ndeshje finale. Apo do të ketë prapë përmbysje “apokaliptike” në ndeshjet e radhës? Thonë se “Shtëpia e Futbollit”, pra stadiumi “Arena” , edhe pse ka pak tifozë, do të shndërrohet në “shtëpinë e shpirtrave”… para se të zbulojmë kampionen.
Sfidanti.al

