Ju kujtohet shprehja e njohur “ hidhni kupa dhe puthni çupa”? Sigurisht, nuk ka nevojë për kujtesë. Por, për Dinamon e trajnerit Daja është ndryshe : “ Hidhni kampionatin dhe puthni ..Kupën!”. Cili është kuptimi? Dinamo, një ishull i lumtur financiar mes klubeve, startoi me pretendime për titullin kampion dhe në fund ..puthet me trofeun e Kupës. Një ekip i përbërë nga futbollistë me kualitet, i cili mund të ngjitej në majë të Superligës, ka treguar luhatje të dyanshme gjatë sezonit: të futbollistëve , por edhe të trajnerit Daja.
..Kur Dinamo ngriti në qiell Kupën, dëgjohej shpesh komenti shumëpërdorimsh se “Daja është trajneri më fitues”. Sikur të kishte fituar edhe zemrat e futbollistëve të tij gjatë gjithë sezonit, ekipi nuk do të kishte një rol dytësor ne finalen e sezonit apo s’do të ishte një lloj xholi në Final-Four.
Sidoqoftë, Dinamo e ngriti Kupën dhe trajneri Daja i provoi të gjitha këtë finale. Mori kartonin e kuq pas nje “ finteje dribluese” per te konsumuar kohën , më pas doli për te festuar trofeun , shinjestroi arbitrin Jorgji që tamam si një “fantazëm” e përndjek nga koha e Skëndërbeut, Partizanit dhe ..tani me Dinamon që ia skuqi festën. Dhe në fund , bëri edhe qokën e pajtimit me presidentin Bardhi, duke theksuar investimet, por edhe faktin se kishin qënë jo fort te dashur keto kohë…
Sfidanti.al

