Lionel Mesi është inspirim (frymëzim) për shumë njerëz anekënd botës, sidomos, për ata më të rinjtë që ëndërrojnë që, një ditë, t’i afrohen emrit të tij. Në vitin 2019, në qytetin kinez Nanxhang, do të hapet një park i madh argëtimi që do ta mbajë emrin “Messi Experience Park”, ku, midis të tjerave, vizitorët do të mund të shfrytëzojnë teknologjinë moderne më të fundit dhe realitetin virtual, përmbajtja e të cilit do të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me futbollistin e famshëm argjentinas.
Parku në fjalë do të zejë një sipërfaqje prej 83 000 metrash katrorë dhe atje do të ngrihen 20 atraksione të ndryshëm, ku vizitorët do të mund të njihen me sukseset më të mëdha të Mesit. Ky park argëtues inovativ është certifikuar edhe nga vetë Lionel Mesi, kur ai bëri, kohët e fundit, një vizitë katërditshe në Kinë.
Sfidanti.al