Ferdinandi – Ramosit: Po ta bëja unë një gjë të tillë, do të kisha turp nga djalin im!

Veprimi aspak sportiv i kapitenit të Realit të Madridit, Serhio Ramos, në ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve me Juventusin, kur ai simuloi, në mënyrë të trashë, një rrëzim të tij në fushë, po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Ky mbrojtës kryesor i Realit të Madridit dhe të përfaqësueses spanjollë, ndërsa është edhe kapiten i të dy ekipeve, 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, si një artist i dobët, “aktroi” sikur pësoi një goditje të fortë nga lojtari i Juves, Huan Kuadrado, duke u këputur në tokë dhe duke ia hedhur gjyqtarit që i nxori futbollistit kolumbian kartonin e verdhë të dytë dhe, si pasojë, edhe atë të kuq, duke e lënë ekipin torinez me 10 lojtarë në fushë. Një nga legjendat e ManU-së dhe të përfaqësueses angleze, Rio Ferdinand, e kritikoi ashpër këtë veprim josportiv të Ramosit. “Po ta bëja unë një gjë të tillë, unë do të kisha turp ta shihja në sy djalin tim”, tha Ferdinandi.

Sfidanti.al