Asnjë parti politike nuk arriti që t’i bashkojë njerëzit, siç i bashkoi dhe i mblodhi së bashku të gjithë qytetarët e Maqedonisë fitorja e madhe e Vardarit të Shkupit që mundi në finale 24-23 ekipin e fortë të PSZH-së, duke u shpallur kështu kampion të Evropës. Duket se kete mbrëmje, vlente shumë shprehja “O sa mirë, të jesh… maqedonas!”.
Fitorja e lartpërmendur nuk habiti vetëm tifozët në Francë, por edhe në Maqedoni, pasi pakkush besonte se Vardari i Shkupit, një ekip nga Maqedonia e vogël, do të mundte në finale ekipin kryesor të Francës së madhe, do të mund të dilte kampion i Evropës. Kështu që, mënjëherë mbas fërshëllimes së fundit të gjyqtarit të ndeshjes, ku goli i fitores u shënua në sekondën e fundit, burra, gra, fëmije, pleq e plaka, familje të tëra u dërdhën drejt sheshit “Makedonija” në qendër të Shkupit që shenjë dhe emblemë kryesore kishte, dje në mbrëmje dhe gjatë natës, Vardarin e Shkupit. Festa e madhe vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sfidanti.al