Optimizmi i “Lokut” ishte para kohe, Franca U21 na zgjon nga gjumi!

Shqipëria U21 pritej të zhvillonte një duel dinjitoz ndaj moshatares së saj të Francës, në “Selman Stërmasi”, por përfundimi ishte diçka krejt tjetër. Optimizmi i madh i trajnerit Alban Bushi (që edhe tipin e tij e ka super optimist) këtë herë nuk iu përgjigj realitetit dhe raportit të forcave, ndaj edhe skuadra shqiptare duhet të ridimensionohet. Franca U21 fitoi 3-0 në kryeqytetin tonë, duke dominuar ndeshjen dhe madje duke mos u lodhur shumë në pjesën e dytë.

Muse shënoi dy herë në pjesën e parë dhe Siebatçu shpejt pas pushimit për të treguar gjithë klasin e njërës prej skuadrave më të forta të Europës. Pas disfatës së turpshme të kombëtares në miqësoren në Luksemburg, ja ku vjen edhe “kripa në plagë”, pra humbja e Shpresave. Tani, pritet ndeshja zyrtare eleminatore e Europianit ndaj Estonisë, në “Elbasan Arena” në 12 qershor, për të parë sesi do të mund të konkurrojë skuadra e “Lokut” në grupin e vet.

Sfidanti.al