Roberto Mancini po shijon në maksimum pushimet përpara se të nisë detyrën e tij të re atë të trajnerit të Zenitit. Ish tekniku i Interit dhe Manchester City është parë në plazhet spektakolare të Saint Tropez nën shoqërinë e të dashurës së tij të re. Të dy dukeshin të qetë dhe që po argëtoheshin teksa ishin krahë për krahë në bregun e detit. Ndërsa Mancini ishte me pantallona të shkurtra në brigjet franceze, e dashura e tij shfaqi të gjithë fizikun e saj joshës falë kostumit të bardhë të banjës. Roberto Mancini ka nisur këtë lidhje të re dashurie pas divorcit nga bashkëshortja e tij Federica me të cilën qëndroi i lidhur 30 vjet dhe pati 3 fëmijë, 1 vajzë e 2 djem.
sfidanti.al