Sfida e dytë e finales së madhe të NBA mes Golden State dhe Cleveland u ndoq nga dy tifozë të veçantë. Në Oracle Arena të Oakland ku u zhvillua kjo supersfidë, të pranishëm ishin 3 herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton dhe ylli i futbollit brazilian Neymar. Prania e tyre duket se i solli mjaftueshëm fat skuadrës së Warriors duke qenë se kalifornianët e shkatërruan Cleveland teksa e mposhtën 132-113. Pas përfundimit të ndeshjes, Neymar u takua me një nga protagonistët e kësaj sfide, Kevin Durant duke i dhuruar edhe fanelën e re të Barcelonës.
sfidanti.al