Hazard shqetëson Conten; dëmtohet në kavilje, 3 muaj jashtë fushave

Eden Hazard bën Antonio Conten me dhimbje koke. Futbollisti belg pësoi një dëmtim në kavilje gjatë seancave stërvitore me përfaqësuesen belge, gjë që u konfirmua nga vetë Federata Belge e Futbollit. Mësohet se futbollisti do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 muaj gjë që ia komplikon gjërat trajnerit Conte në fazën përgatitore për sezonin e ri. Ky dëmtim i Hazard ndodhi në një moment kur ai është vënë në qendër të zërave të merkatos së transferimeve dhe klubi që po këmbëngul më shumë për të siguruar kartonin e tij është pikërisht Reali i Madridit.

sfidanti.al