Dinamo nuk paska ditur të qeshte, ndaj paska vuajtur kaq shumë në gjithë këto javë. Sapo çeli fytyren, erdhën edhe golat ndaj Elbasanit. Ishalla mbaroi koha e vranësirës dhe zhgënjimit ne fushë. Një kohë, që kuptoje humorin e prishur te ekipit vetem po të shikoje mimikën e trajnerit Daja. .Këtë herë Dinamo, nuk dihet se ç‘ka pirë dhe ç‘ka ngrënë para ndeshjes, por ishte ndryshe. Mund të thuhet se realizoi dy përmbysje brenda dites : përmbysi gjendjen e vet shpirterore dhe më pas përmbysi edhe ndeshjen me Elbasanin…
Dinamo plot 4 gola Elbasanit ! Po cili është sekreti i rishfaqjes befasuese të “nëndetëses” blu. Trajneri Daja zbulon një sekret të bardhë dhe një sekret të zi : “ Në fillim tregon se kishte më shumë buzëqeshje dhe harmoni këtë herë.. Pastaj, pranon “mëkatin”: si rrallë herë pata një komunikim me tona të ulta me futbollistët edhe pse pësuam gol që në fillim..”
Siç duken bathët, paska ndryshuar sjelljen trajneri Daja, është treguar “dora jonë” më futbollistët dhe reagimi i ekipit ka qënë ..haleluja me gola ! Cili ekip tjetër do t’i bënte 4 gola Elbasanit, një ekipi që zakonisht nuk i ka qejf aventurat në mbrotje dhe çelësin e portës e mbante gjithnjë të varur në qafë…
Sfidanti.al

