Atletikë, Rusia mund të kthehet pas pezullimit trevjeçar

Ministri i Sporteve i Rusisë, Michael Degtyarev, deklaroi se federata botërore e atletikës mund t’i ketë hequr të gjitha ndëshkimet ndaj atletikës ruse për shkak të dopingut. Sipas Degtyarev, i cili u cituar nga kanali televiziv Max dhe faqja Inside ‘The Games’, atletika ruse ka përfunduar “një periudhë karantine trevjeçare”.

Ai shtoi se të gjitha kërkesat e vendosura pas skandalit të dopingut në 2015, që kishte çuar në përjashtimin e Rusisë nga Lojërat Olimpike para luftës në Ukrainë, janë plotësuar. Këto përfshinin futjen e “standardeve të reja të qeverisjes” dhe një ristrukturim të aktiviteteve antidoping.

sfidanti.al