Oleksandr Usyk ka dhënë detaje për progresin e Anthony Joshua, teksa britaniku afrohet drejt përballjes së parë pas aksidentit të rëndë automobilistik në dhjetor, ku humbën jetën dy miqtë e tij më të mirë, Latif Ayodele dhe Sina Ghami. Joshua shpëtoi me lëndime të lehta dhe aktualisht po rehabilitohet me synimin për t’u rikthyer në ring në korrik.
Usyk tregoi për Daily Mail: “Ai po përmirësohet. Nga sa shoh, Anthony stërvitet mirë, por mjeku këshillon: ‘Merri gjërat ngadalë, nuk është koha për të nxituar. Merr kohën tënde.’ Fizikisht është mirë, por i duhet më shumë kohë për t’u shëruar plotësisht. Mendorisht është i fortë, flasim çdo ditë dhe stërvitemi dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje. Ai ka mendësinë e një kampioni, punon dhe nuk dorëzohet.”
sfidanti.al

