Hamilton: Në Krishtlindje vendosa të stërvit edhe mendjen

Lewis Hamilton, 41 vjeç, ka zbuluar sekretet e përgatitjeve të tij për sezonin e ri të Formula 1, duke theksuar se stërvitja këtë dimër ka qenë më e forta dhe më intensive që ka bërë ndonjëherë, një situatë që ai e lidhi me moshën dhe nevojën për më shumë kohë për rikuperim.

Britaniku i Mercedes-it tregoi për ‘The Independent’ se ka nisur punën me trajnerin e tij fizik në ditën e Krishtlindjes: “Kam një përgatitës atletik të shkëlqyer me të cilin kam punuar më parë, por kemi nisur stërvitjen së bashku pikërisht në Krishtlindje.”

sfidanti.al