Sa e bukur paska qënë! Sa herë që presidenti Duka jep këshilla urdheruese për arbitrat, po të kesh fatin të jesh në sallë dhe të dëgjosh monologun e tij, e kupton pse arbitrat kur dalin në fushë…s’janë vetja! Siç ndodhi njëherë, në një ndeshjeqë u lesheli , kur Enea Jorgji deklaroi “ Nuk isha vetvetja në këtë ndeshje..”.Po çfarë u tha presidenti arbitrave? “ Kemi bërë miliona shpenzime për VAR-in dhe ju të gjithë e dini. Ndaj mos t’iu genjej mendja ta mbani vet..”
Si për mrekulli, këtë javë pati një histori të rrallë në ndeshjen Egantia-Vllaznia.Sapo arbitri Lata i dha kërton të kuq një futbollisti të Egnatias, ekipi kampion u mblodh si një grusht dhe i thanë arbitrit: “ Ne nuk vazhdojmë ndeshjen nëse nuk shkon ta shikosh në VAR..”. S’kishte ndodhur ndonjëherë ky lloj presioni plateal , pale kur ta bëjnë kampionët dhe për dreq, në tribunë, ndodhet “babushi”, vetë presidenti Duka..
Dhe arbitri Lata që i mbush nga frika dhe këmbët e çojnë tek këndi i VAR-it…me urdhër nga poshtë dhe jo nga lart. Kjo eshte haleluja, si thonin me zë të lartë dikur : çfarë do populli bën Partia dhe çfarë do Partia bën populli…
Sfidanti.al

