Flamurtari ka qenë mjaft aktiv në fundin e merkatos së dimrit. Pas afrimeve të para gjatë muajit janar, vlonjatët kanë marrë së fundi në huazim sulmuesin Bintsuka nga Partizani, si dhe mbrojtësin Peralta nga Bylisi rival. Por nuk janë mjaftuar me kaq. Drejtuesit e Flamurtarit kanë arritur akordin me sulmuesin Redi Kasa, i cili sapo është larguar nga Gjilani në Kosovë. Pritet që marrëveshja të zyrtarizohet së shpejti. Kasa është bërë i njohur në futbollin shqiptar që nga koha kur ishte pjesë e Egnatias. Futbollisti 24-vjeçar, i rritur në Itali, ka spikatur me rrogozhinasit, ku ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Pas eksperiencës në Kosovë ai do të kthehet në Abissnet Superiore për të ndihmuar Flamurtarin të mbijetojë mes më të mirëve.
sfidanti.al

