Nëse Europa do të guxonte që të shpallte një ditë kampionatin që gënjen më shumë në emër të topit, as që vihet në dyshim se loja jonë do ta pagëzohej “atdheu i falsitetit”.Të driblosh me top në futbolin tonë nuk është ndonjë vepër mbresëlënëse, arti i vërtetë i asaj që quajmë Superligë, është superintriga pa të cilën nuk jetojmë dot. Ne kujtojmë se ka rënë Tirana një kategori më poshtë, por jemi të gjithë të humbur , po biem dhe nuk kemi frikë, duke ndjekur nga pas një kampionat, ku rolin e “Makbethit” e luan vetëm një aktor, i cili nuk lodhet duke ofruar Kupën me helm. Këtë herë viktima naive quhej Tirana dhe do të luanim hipokritin në këto moment nëse nuk e kishim kuptuar se çfarë do të ndodhte me të në fund. Sikur të thonim në këto momente se fajin e madh e ka presidenti Halili,kjo do të ishte e vërtetë, por tepër e pamjaftueshme. Disa prisnin magji nga sipër dhe jo nga poshtë nga trajneri Josa, kur kujtonin titujt kampion në Korçë, ndaj nuk e falin as atë. {farë fati kanë futbollistët, ata që nuk qanë me lot kur humbën edhe vlerën e fundit, virgjërinë morale në ndeshjet me Kukësin, por derdhën lotë në Shkodër, ku futbolli i vërtetë nuk mund të ishte në krahun e tyre..
Të gjithë po qajnë për Tiranën, edhe pse do të kishim më shumë arsye të qanim me të madhe për vetë futbollin e sakatosur të kampionatit, që nuk dihet akoma fundin e cilit det preku. Duke qarë Tiranën, nderojmë edhe veprën e shefave, edhe të atyre bardhebluve që kanë bërë transplant karakteri, pasi gëzojnë kur i madhi godet në shenjë viktimat. Të atij që Tirana zyrtare ka frikë ta thotë publikisht se ishte dora e Dukës që i dërgoi në semaforin e kampionatit, me shpresën e madhe se Kupa nuk do të kishte helmin që e kishin provuar viktimat e tjera ndër vite, por do të kishte një shije tjetër. Dhe më e bukura, kur kujton se kjo mund të jetë veçse fillimi i tradhëtisë për Tiranën,…
Sfidanti .al